Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi reagoi me nervozizëm në pohimin e Muhamed Zekirit, se partitë shqiptare janë në shërbim të VMRO DPMNE-së. Ai pyeti Zekirin se kënd përfaqëson, shqiptarët apo LSDM-në? Ai kërkoi nga Zekiri që mos të flet në emër të shqiptarëve. Zekiri shkurt replikoi, se Xhaferi nuk është personi që mund të ja mohojë dikujt të drejtën për të folur./TV21
