Sunday , November 18 2018

“WizzAir” e ndërpreu shitjen e biletave për në Barcelonë, Londër dhe Vaksjo

Kompania ajrore me buxhet të ulët “Vizer” nga tetori më nuk do të shesë bileta për linjat ajrore nga Shkupi deri në Barcelonë dhe nga Ohri deri në Londër, percjell Fakte.

Në ueb faqen zyrtare të kompanisë nuk mund të rezervohen bileta për këto destinacione nga tetori, më saktë fluturimi i fundit nga Shkupi deri në Barcelonë për të cilin mund të rezervohet biletë është 26 tetori, ndërsa nga Ohri për Londër 24 tetori.

Bileta tashmë nuk mund të blihen edhe për fluturimet nga aeroporti i Shkupit deri në Vaksjo në Suedi pas 16 shtatorit.

Nga kompania nuk ka konfirmim zyrtar se pse pas këtyre termineve nuk mund të rezervohet biletë.

Qeveria e Maqedonisë e prishi tenderin e fundit për ndarjen e subvencioneve për fluturime me buxhet të ulët, në të cilën kompania e vetme e paraqitur ishte “Vizer”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.