Wednesday , April 21 2021

Qeveria vendosi: Edhe QTQ do të vishet me “Barok”

Qeveria solli vendim që Qendra Tregtare e Qytetit të vishet me fasadë baroku. Në Gazetën Zyrtare tashmë është publikuar vendimi për vazhdimin e ndërtimit të projektit “Shkupi 2014” në korniza të së cilës është ndryshimi i pamjes së Qendrës Tregtare në Shkup.

QTQ ka qenë objekt me vendim për trashëgimi kulturore, por tash ai dokument është ndërprerë. Sipas ish kryetarit të shoqatës së arkitektëve të Maqedonisë, arkitekt Danica Pavlovska, jo vetëm QTQ por edhe objektet tjera paraqesin gjurmë urbane dhe vula të qytetit për të cilën emocionalisht janë të lidhur qytetarët e Shkupit.

Lufta për QTQ po zgjat tashmë tre vite. Arkitektët përsëri e ngrenë zërin për ta shpëtuar këtë dhe tre objekte tjera që janë gjurmë të Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *