Tuesday , December 18 2018

Warriors sërish në “tapet”, Lakers u japin leksion edhe pa James

Fitorja e dytë radhazi për Los Angeles Lakers përballë kampionëve në fuqi të NBA. Edhe pa mbretin James skuadra kaliforniane triumfoi sërish ndaj ekipit nga Oakland në ndeshjet parasezonale me rezultatin e thellë 119-105 brenda në Oracle Arena. Kjo ishte humbja e 4-ët për Ëarriors në sfidat e preseason ndërsa Lakers morën fitoren e 3-të duke barazuar bilancin në këto 6 përballje që kanë zhvilluar. Më i miri mbi parket për skuadrën nga Los Angeles ishte ukrainasi Mykhailiuk autori i 22 pikëve, në krahun tjetër Golden State-it nuk i mjaftuan 21 pikët e Klay Thompson. Në sfidat e tjera spikat fitorja e Detroit Pistons ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 129-110 brenda në Ohio në një ndeshje ku Blake Griffin realizoi plot 29 pikë për skuadrën nga Michigani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.