Tuesday , December 11 2018

Vuçiq: Ushtria e Kosovës nuk do të shëtisë nëpër veri

Ushtria e Kosovës nuk do të shëtisë nëpër veri të Kosovës, ka thënë mbrëmë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

I pyetur rreth deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se Forca e Sigurisë së Kosovës do të mund të lëvizë pa asnjë kufizim edhe nëpër veri të Kosovës, Vuçiq, përcjell gazeta e Beogradit “blic”, ka thënë se nuk e ka parë atë deklaratë, por ka parë se shumëkush ka deklaruar se secili mund të lëvizë nga të dojë, por ata ta bëjnë këtë nuk do të munden.

Vuçiq ka përsëritur se Forcat e armatosura të Kosovës në veri mund të hyjnë me dy kushte – me pajtim të NATO-s, përkatësisht të bashkësisë serbe.

“Se e kanë përkrahjen e NATO-s, për këtë nuk dyshoj fare. Mund të flasin çfarë të duan. Sa i përket kushtit të dytë, ai me siguri nuk është plotësuar, sepse askush s’u ka dhënë leje për hyrje”, ka përfunduar Vuçqiq.

Në pyetjen se si e komenton heshtjen e BE-së pas qëndrimit të njësisë me tyta të gjata në Liqenin e Ujmanit, Vuçiqi është përgjigjur se “shumëkush nga bashkësia ndërkombëtare për këtë ka thënë se është normale që kryetari i Kosovës të ;lëvizë nga të dojë”.

“Atëherë ndoshta është normale që edhe kryetari serb të lëvizë nga të dojë, por mua m’u pamundësua”, ka tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.