Tuesday , October 23 2018

Vuçiq: Rruga jonë drejt BE-së varet nga Kosova

Para nesh ndodhet një rrugë e gjatë deri në anëtarësimin e plotë në BE, por e tëra varet nga raportet me Kosovën, ndërsa të gjitha të tjerat shërbejnë si presion shtesë, tha sot presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, përcjell Fakte.

Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në temën se ku ndodhet sot Serbia në rrugën e saj drejt BE-së.

“Nga kjo varet e ardhmja jonë dhe kjo nuk do të thotë se duhet të japim gjithë ato që janë të nevojshme, pasi edhe pak nga kjo ka mbetur, por duhet të gjejmë zgjidhjen racionale dhe këtë çështje ta përmbyllim”, u shpreh Vuçiq.

Ndryshe, dje Vuçiq kishte deklaruar se Serbia dëshiron të bëhet vendi i parë i ardhshëm anëtar i BE-së./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.