Vuçiq: Marrëveshja e Brukselit, si ajo e Dejtonit, që u dha serbëve Republikë brenda Bosnjës

“Zgjidhja e vetme momentale për Kosovën, që do ta priste ‘nyjën Gordiane’, do të ishte që Qeveria e Serbisë ta pranonte pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, këtë nuk mund dhe nuk do ta bëjë, ka thënë Aleksandar Vuçiq, mandatar për formimin e qeverisë së re serbe.

Kjo ka qenë pjesa që ka bërë bujë të madhe gjithandej Serbisë, por kryeministrit serb në ardhje ka përmendur edhe diçka të rrezikshme se si e sheh ai Marrëveshjen e Brukselit dhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka thënë se qeveria ka bërë punë të vështirë dhe të rëndësishme me Marrëveshjen e Brukselit, duke e krahasuar atë me të Dejtonit, e cila u dha serbëve Republikë brenda Bosnjës.

Pra, sipas Vuçiqiti, pesha e Marrëveshjes së Brukselit është e barabartë me atë të Dejtonit, me ç’rast e ka bërë Bosnjën një shtet gati të dështuar.

“Profesionalisht për mua ka qenë puna më e vështirë që pas Marrëveshjes së Brukselit është dashur t’ua sqaroj serbëve se çka është ajo marrëveshje dhe aso kohë u pata thënë që më herët ne sulmuam edhe Marrëveshjen e Dejtonit, por kjo tash është letër e Shenjtë e cila mbron të drejtat e serbëve”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se serbët duhet të bisedojnë me shqiptarët, pasi që kjo është politikë e përgjegjshme kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *