Thursday , December 13 2018

Vuçiq: Maqedonia dhe Mali i Zi çdoherë janë kundër nesh

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke e komentuar votimin për pranimin e Kosovës në Interpol, deklaroi se nuk është i befasuar si dje në Dubai votuan vendet e rajonit, duke i theksuar Maqedoninë, Malin e Zi, Kroacinë, Slloveninë, Bullgarinë si vende të cilat votuan për pranimin e Prishtinës, ndërsa Hungaria si vend mike e cila ishte e përmbajtur.

“Lidhur me rajonin, nuk kishte befasi. Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, çdoherë janë kundër nesh”, tha Vuçiq në deklaratën për TV Pink.

Ai përkujtoi se Serbia edhe pse e pranoi Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues, Shkupi nga ana tjetër, e pranoi pavarësinë e Kosovës.

“Njerëzit ndjehen krenarë, ndërsa unë isha i qetë dhe tentova ta lëshoj topin në tokë[, sepse ne nuk duhet dikë ta mendojmë si armik. Ata kanë miq t tyre dhe Shkupin edhe Podgoricën në Prishtinë. Atyre shqiptarët u janë miq të sinqertë. Ndërsa neve na japin mesazh të qartë – ju jeni miq të klasit të dytë, më pak të rëndësishëm ose më pak miq. Përgjigjja jonë e kësaj është se do të kemi një bashkëpunim më të mirë të mundshëm, ndërsa mesazhin e tyre e pranojmë dhe mirë e kuptojmë kush është i afërt e kush më i rëndësishëm”, sqaroi Vuçiq, percjell Fakte.

Pas komentit të Vuçiqit, menjëherë me kumtesë reagoi ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili theksoi se Serbia duhet ta ndryshojë qëndrimin e tij ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi, sepse në këto vende nuk ka bashkëbisedues kolegë të sinqertë as miq, se e mbështesin hyrjen e Kosovës në Kuvendin e Interpolit.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq ta ndryshojë marrëdhënien e tij me Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore dhe t’u tregojë se miqësia me Serbinë duhet të meritohet”, thuhet në kumtesën e Vulinit.

Ai theksoi se “Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore në Kuvendin e Interpolit e mbështesin hyrjen e narko kartelet e Kosovës në organizatën policore. Qëndruan në anën e Kosovës të vetëdijshëm se me këtë e fyejnë Serbinë”.

“Nëse nuk kanë guxim të votojnë kundër, mund të ishin të përmbajtur. Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore nuk votuan për Kosovën, ata votuan kundër Serbisë. Votat e tyre nuk e ndryshuan vendimin e Kuvendit të Interpolit, por duhet ta ndryshojnë qëndrimin e Serbisë ndaj tyre. Presidenti Vuçiq në qeveritë e Malit të Zi dhe të Maqedonisë Veriore nuk ka bashkëbisedues të ndershëm dhe Serbia nuk ka miq”, e komentoi ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, vendimin e ish-republikave të RSFJ-së për ta mbështetur hyrjen e Kosovës në Interpol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.