Thursday , December 13 2018

Vuçiç për mbledhjen e dy qeverive shqiptare: Kulmi i hipokrizisë!

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Pejë ka ngjallur reagimin e Serbisë. Ishte vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç që ka sulmuar mbledhjen e përbashkët por sidomos paralajmerimin e dy vendeve për rrëzimin e barrierave doganore në kufi, percjell Fakte.

“Ky është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm i shqiptarëve të Shqipërisë apo dhe shqiptareve që jetojnë në Kosovë por edhe i atyre që e lejojnë. Kosova na vendos ne takse shtesë dhe ja heq çdo tarifë Shqipërisë.”

Media serbe në lidhje me deklaratën e Vuçiç ka risjellë në vëmendje edhe deklaraten e ministrit të diaspores Pandeli Majko që paralajmëroi rënien e barrierave në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë nga 1 janari 2019. Prej disa ditësh qeveria e Kosovës aplikon një rritje të taksës për mallrat serbe dhe boshnjake që hyjnë në territorin e saj dhe kjo ka sjellë një reagim të ashpër të palës serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.