Monday , August 20 2018

Vrau 4 shqiptarë, Serbia e liroi serbin Sasha Cvjetin

Sasha Cvijetan ishte dënuar më 20 vjet burgim për masakrën e 28 marsit 1999 mbi civilët shqiptarë. Ai ishte pjesëtarë i njësitit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë “Shkorpioni”. Kjo njësi, pjesë e të cilës ishte Cvetan, ka pushkatuar në oborrin e familjes Gashi në Podujevë 14 civilë shqiptarë – shtatë fëmijë të moshës prej 2 deri 15 vjeç dhe shtatë gra, përcjell Fakte.

Gjykata e Lartë në Beograd ka liruar nga burgu ish-pjesëtarin e njësisë “Shkorioni”, Sasha Cvijetan i dënuar për vrasjen e 14 anëtarë të familjeve Bogujevci dhe Duriqi nga Podujeva. Vendimin për lirimin e parakohshëm Gjykata e ka marrë më 8 mars të këtij viti, raporton Insajderi. Cvijetan ishte dënuar më 20 vjet burgim për masakrën e 28 marsit 1999 mbi civilët shqiptarë. Ai ishte pjesëtarë i njësitit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë “Shkorpioni”. Kjo njësi, pjesë e të cilës ishte Cvijetan, ka pushkatuar në oborrin e familjes Gashi në Podujevë 14 civilë shqiptarë – shtatë fëmijë të moshës prej 2 deri 15 vjeç dhe shtatë gra. Shëtim Bogujevci (10), Shpend Bogujevci (13), Sale Bogujevci (39), Nora Bogujevci (15), Shefkat Bogujevci (43), Shehide Bogujevci (67), Nefise Bogujevci Llugaliu (54), Fezdrije Llugaliu (21), Dafina Duriqi (9), Arbera Duriqi (7), Mimoza Duriqi (4), Albina Duriqi (2), Fitnete Duriqi (36) dhe Isma Duriqi (69), ishin vrarë. Pushkatimit, me lëndime të rënda, i kishin mbijetuar pesë fëmijë – Saranda, Fatosi, Jehona, Lirije dhe Genc Bogujevci. Për këtë krim në vitin 2005 para Gjykatë së Qarkur në Beograd u dënua Sasha Cvijetan, derisa në vitin 2010 janë dënuar edhe kryerësit tjerë të krimit në Podujevë – Dragan Borojeviq, Miodrag Sholaja dhe Dragan Mediq, dhe në vitin 2011, pas përsëritjes së procedurës, u dënua edhe Zheljko Gjuriq. Sasha Cvjetan i ka kaluar në dy institucione korrektuese, në Mitrovicë të Sremit dhe në Beograd, gjithsej 16 vjet dhe 4 muaj. U lirua më 22 mars 2018, më shumë se tri vjet e gjysmë para përfundimit të dënimit , pasi që është aprovuar kërkesa e tij për lirim me kusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.