Sunday , October 21 2018

Vrasja në Shkup, policia në kërkim të autorëve dhe të motivit

Policia ka marrë në bisedë informative disa persona, gjatë hetimit të vrasjes së dyfishtë të ndodhur në orët e hershme të së shtunës në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup. Për ekspertizë kriminalistike është duke u mbajtur automjeti “Seat Altea”, me të cilin po udhëtonin tre personat e sulmuar, viktimat Naim Ajeti nga Hasanbegu, i plagosuri F.A. dhe personi A.P. i cili nuk u mbijetoi, percjell Fakte.

Kreu i MPB-së Oliver Spasovski tha se janë në kërkim të autorëve dhe ende nuk dihen motivet e vrasjes. Ministri tha se kanë ndërmarrë të gjitha masat, duke formuar një ekip të posaçëm brenda SPB-Shkup, të cilët janë duke punuar në zbardhjen e rastit.

Ai tha se në bashkëpunim me prokurorin përgjegjës publik, gjatë ekspertizës së asaj nate në vendngjarje janë siguruar gjurmë të autorëve. Me kryerjen edhe të obduksionit nga mjekët ligjorë janë duke u procesuar të gjitha materialet për kryerjen e këtij krimi të rëndë./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.