Thursday , August 5 2021

Vrasja në Reçicë: 1 i akuzuar për vrasje, 3 për vrasje në tentim dhe 9 për pjesmarrje në rrahje

Prokuroria Themelore në Tetovë ka ngritur aktpadi kundër 13 personave në lidhje me incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël para një muaji, në të cilin ngeli i vrarë Naip Rexhepi, shkruan Fakte. Sipas akuzës, një person akuzohet për veprën penale vrasje, 3 të tjerë për vrasje në tentim, ndërsa 9 persona akuzohen për pjesmarrje në rrahje.

Prokuroria ka kërkuar të pazhdohet paraburgimi për 4 personat e akuzuar për vrasje dhe vrasje në tentim, ndërsa për 9 të tjerët do të ketë vetëm masa kujdesi./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *