Thursday , August 5 2021

VRASJA NË “CITY CLUB” NË PEJË, 25 VJET BURG PËR TË AKUZUARIN

Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar 25 vjet burgim, ndaj Granit Elshanit, i cili akuzohet për vrasje dhe tri tentim vrasje, për ngjarjen që kishte ndodhur në natën e 2 janarit të vitit 2010, në diskotekën “City Club”, në Pejë.

Elshani, të mërkurën është shpallur fajtor për veprat penale “vrasje e rëndë”,  “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajte në pronësi, posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve”, përcjell Fakte.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Sami Sharaxhiu, të akuzuarit Elshani, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, gjykata ndaj të akuzuarit Elshani, ka shqiptuar dënimin plotësues, konfiskimin e armës së zjarrit, pistoletën “Sig Sauer”, ndërsa të njëjtin e ka detyruar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, të paguajë shumën prej 500 euro, kurse në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 100 euro.

Të dëmtuarit, për kërkesën pasurore juridike janë udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, sipas aktakuzës, më 2 janar të viti 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë  i akuzuari Granit Elshani, kishte hyrë me dy revole të tipit “TT” dhe kishte filluar të shtinte në drejtim të tani të ndjerit Besart Shabi dhe Valdet Kelmendit, i cili ishte plagosur.

Siç përshkruhet në aktakuzë, natën kritike Granit Elshani, shënjestër të vrasjes kishte anëtarin e familjes Kelmendi, Valdetin, por që plumbi kishte goditur Besart Shabi, i cili kishte qëlluar afër tij.

Sipas prokurorit, atë natë lëndime kishin pësuar edhe persona të tjerë që ishin mbledhur për të festuar, ndër ta edhe zyrtari policor Hasan Buqaj./Betimi për Drejtësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *