Friday , April 23 2021

Vrasja e “Shqiponjës”, lihet në arrest shtëpiak edhe i dyshuari i dytë (video)

Është lëshuar në burgim shtëpiak Amir Latifi, i dyshuari i dytë vrasjes së Xhemail Rexhepit apo i njohur si Komandant “Shqiponja”.
Gjykata Themelore e Kumanovës seancën që e kishte paralajmëruar të mbahej më datë 26 shtator, u mbajti më herët se data e paralajmëruar, pra më datë 23. Ndërkaq, familjarët e Xhemail Rexhepit bëjnë të ditur se kjo gjykatë kishte liruar në arrest shtëpiak të dyshuarin e dytë Amir Latifi, disa ditë para mbajtjes së seancës.

Ndërkohë, kujtojmë që i dyshuari i parë për vrasjen e komandant “Shqiponjës”, Bajram Limani, u lëshua në burgim shtëpiak një vit pas vrasjes së tij, gjë që sipas avokatit Marjan Vitanovski është e palogjikshme dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në Gjykatën Themelore të Kumanovës.

Ndërsa, e njëjta gjë ndodhi edhe me dëshmitarin tjetër. Më 23 korrik të vitit të kaluar, në një lokal të Kumanovës, pas një zënke për postin e kryetarit të Degës së BDI-së në Kumanovë, u vra Komandant “Shqiponja”.

Para një viti, takimi mes Komandant Shqiponjës dhe Bajram Limanit për koordinimin e zgjedhjeve brendapartiake, kishe kaluar në një zënkë të ashpër verbale mes dy grupeve, që kaloi në përleshje të përgjakur, që la të vrarë Xhemail Rexhepin dhe disa përkrahës të tjerë të tij janë plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *