Sunday , April 18 2021

Votohet me 88 vota/ “Vetingu” bashkon mazhorancën, opozita s’voton: Kapet drejtësia

Berisha: Ky do jetë shtatori i fundit i Ramës në pushtet. Kryeministri: Askush s’do i shpëtojë drejtësisë

 

Ish-kryeministri, Ramës: Ke bërë dy vjet përpjekje për ta kapur sistemin, por t’i kemi thyer turinjtë dhe prapë do të t’i thyejmë turinjtë. E kemi në Kushtetutë që vettingun do e bëjë BKH

Rama: Nuk do të pranojmë konsensus allashqiptarçe, PD nuk e do reformën në drejtësi

 

Gëzim Saliu

 

 

Seanca e jashtëzakonshme për ligjin e Vettingu nuk i shpëtoi dot akuzave politike mes palëve. Ish-kryeministri Berisha nga foltorja e Parlamentit akuzoi kreun e qeverisë Rama si njeriun që ka bërë gjithçka kundër reformimit të drejtë të sistemit gjyqësor duke theksuar se ligji i Vettingu në formën aktuale shkel rëndë Kushtetutën. Ndërkohë kryeministri Rama akuzoi PD-në si forcën që nuk e ka dashur asnjëherë reformën në drejtësi dhe theksoi se kësaj të  fundit nuk mund ti shpëtojë askush, sado sipas tij politikan legjendar që të ketë qenë.

 

Replikat

 

Në argumentimin e qëndrimit të opozitës për ligjin e Vettingut, ish-kryeministri tha se PD opo lufton për standarded.  “Por prishet konsensusi i sanksionuar në kushtetutë për vettingun. Duhet që tu përmbahemi amendamenteve të ligjit. Kemi rënë dakord për vettingun, pse ndryshuat qëndrim. Nuk mund të prishësh 2 vite punë. Sipas Kushtetutës veettingu bëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Hajdeni të bëjmë ligjin për BKH. Ne bëmë kushtetutën e drejtësisë dhe e miratuam me qëllimin më të mirë”, theksoi Berisha. Më tej duke vazhduar fjalimin, Berisha akuzoi pasardhësin e tij si njeriu që po te nton me çdo formë të kapë sistemin e drejtësisë, por që edhe këtë rradhë sipas tij, nuk do mund të arrijë synimin e tij. Tani ju pse e ndryshoni? Doni ta rrëzoni reformën? E rrëzoni shumë kollaj ne nuk tërhiqemi. Ke bërë dy vjet përpjekje, dhe më vjen keq që të flas kështu, por t’i kemi thyer turinjtë siç e kemi dashur dhe prap do të t’i thyejmë turinjtë, ty, se i bën ti këto e jo të huajt. Kemi bërë dy vjet punë e ti rrëzojmë kështu? E kemi fiksuar në Kushtetutë që vettingun do e bëjë BKH. Po tani vettingun doni ta bëni me sekretarin organizativ të Partisë Socialiste apo drejtorin e statutit të PS. Ju bëheni qesharakë”, u shpreh ai. Por në reagimin e tij, kryeministri Rama tha se ata që i kundërvihen reformës, kanë probleme me drejtësinë,duke ju referuar indirekt opozitës. ” Vettingu i hap rrugë fshesës së hekurt të pallatit të drejtësisë. Ligji pastron ata që kanë marrë peng drejtësinë në këtë vend. Marrin fund ata që kanë kthyer drejtësinë në një mall që shitet dhe blihet. Ata që i kundërvihen reformës kanë problemë më drejtësinë, ata që pengojnë reformën e ndiejnë se çfarë vjen pas reformës”, pohoi Rama. Sipas tij opozita nuk ka asnjë interes për miratimin e reformës në drejtësi. “Opozita bën sikur kontribuon për të përmirësuar draftet. Nuk iu lë ajo që keni thellë në barkun e shtëpisë tuaj. Gjykatësit nuk do e ushtrojnë profesionin nëse nuk përmbushin kushtet. Çdo politikan, sado legjendar e historik do e ketë të pamundur t’i shmanget përballjes me drejtësinë. Nuk mund ti shmanget përgjegjesisë duke i bërë thirrje njërës pjesë të Shqipërisë kundër tjetrës. Ky soj politikanësh e ka kufirin tek thana, dhe thana është reforma në drejtësi. Ne i bëmë të gjithë përpjekjet për konsensus, por nuk mund të ketë një konsensus alla shqiptarçe që bie ndesh me atë të partnerëve, në kuadër të integrimit në BE”, deklaroi Rama. Ndaj deklarimeve të kryeministri nuk mungoi replika e Berishës, i cili sërish nga foltorja e Kuvendit sqaroi pozicionimin e opozitës në këtë çështje.  “Kur të thashë do të thyej turinjtë në çdo nen, kisha parasysh Venecian, jo doreza boksi. Mbase pas një muaji nuk do jesh më kryeministër, vendi mund të ketë një kryeministër tjetër. Ky do jetë shtatori i fundit për Ramën. Ne si opozitë jemi serioz, duam që të zbërthejmë ligjin sipas standardeve evropiane. Nuk duam që kryeministri që vjen pas një muaji të kapë drejtësinë. Dy vite rresht të kemi rrezuar të gjitha nenet, t’i valëvizje flamurin e SHBA-BE. Mundësia e zbatimit të ligjit është ndërtimi i Byrosë Kombëtare të Hhetimit. Rama ka hallin e Surrelit dhe të CEZ-it”, pohoi ish-kryeministri Berisha.

 

 

 

berisha

Debatet me dhe pa mikrofon

 

Berisha:  E bëre Shqipërinë si Kanabistan.  Rama: E ke vënë Ismail Qemalin si përgjues çiftesh

 

Berisha flet nga foltorja: Seanca u thirr si e jashtëzakonshme, por emergjence e emergjencave është shndërrimi i Shqipërisë në Kanabistan…..Dua të uroj Ramën që zgjodhi Arben Ndokën President të Mundjes. Ulsi Manja të përgatitet t’i lëshojë vendin Ymer Lalës…..

Në sallën e Parlamentit hyn kryeministri Rama, Berisha: U  ktheve zotërote! Urime për presidentin Ndoka. Doja të të uroja për Ndokën që e zgjodhe president (i Federatës së Mundjes), edhe për Ymer Lalën se e bërë këmishë, bodyguard.

Berisha, Ramës: Kë bërë dy vjet përpjekje, dhe më vjen keq që të flas kështu, por t’i kemi thyer turinjtë siç e kemi dashur dhe prapë do të t’i thyejmë turinjtë, ty, se i bën ti këto e jo të huajt. Kemi bërë dy vjet punë e ti rrëzojmë kështu?… Ta dish mirë se ky është shtatori i fundit i yti në pushtet, ky është shtatori i fundit i Edi Ramës në pushtet!

Rama: Nga kjo reformë çdo politikan, sado legjendar e sado historik do ta ketë të pamundur t’i shpëtojë drejtësisë përmes kërcënimeve dhe përmes thirrjeve një pjese të popullsisë që të urrejë pjesën tjetër

Rama, deputetëve të PD: Ku humbi Venecia, s’po e përmendni më… Apo aq shumë ujë sa… Berisha nga vendi pa mikrofon: prit, prit mos u mërzit se aty do e kesh…

Berisha ngrihet nga vendi dhe kërkon  fjalën për repikë, Meta: ju lutem z. Berisha se kështu e zgjasim pa fund. Kjo ishte një seancë e jashtëzakonshme dhe jo si ato të zakonshmet.

Berisha merr fjalën në foltore: ( I drejtohet Ramës) Kur të thashë do të thyej turinjtë në çdo nen, kisha parasysh Venecian, jo doreza boksi. Mbase pas një muaji nuk do jesh më kryeministër, vendi mund të ketë një kryeministër tjetër. Ky do jetë shtatori i fundit për Ramën.

Berisha flet për mungesën e organizimit nga ana e qeverisë për shenjtërimin e Nënë Terezës: ju nuk duhej të rrinit kaq indiferent ndaj kësaj date. Nuk bëtë një shtatore, një…

Ndërhyn Rama nga vendi: Jo do e bënim si puna jote me Ismail Qemalin që e vendose aty si përgjues çiftesh…

Berisha, Ramës: Unë të paktën e  solla në Tiranë, ti s’bëre asgjë…

 

 

PD sqaron qëndrimin

 

Halimi

Halimi: Ja si Rama e PS do kontrollojë Vettingun, skema e kapjes së sistemit

 

Qëndrimin e opozitës për ligjin e Vettingut e bëri të ditur dje në Parlament deputeti demokrat Eduart Halimi. Fillimisht ai ju përgjigj akuzave të socialistëve ku sipas të cilat opozita nuk e do reformën në drejtësi pasi po mbron gjyqtarët që i ka emëruar vetë në sistem.  “Ke te mbrojme ne nga 15 gjyqtaret e Gjykates se Larte? Ata 5  qe denuan Paloken se me demek fyeu Ramen, 5 te tjeret qe denuan Ristanin se medemek cenoi nderin e Rames se kishte lidhje me trafikantet, apo ata 5, qe falen Arben Ndoken qe qelloi 5 hapa me larg sy te gjitheve Gent Strazimirin? Ke mbrojme ne nga keta te 15??  Ke te mbrojme nga gjykatat e Apelit? Sherbetoret e Partise socialiste qe i dhane pronat Shullazit pa qene nje dite pronar, apo ata te gjykates  administrative qe jane zhndruar ne keto 3 vjet ne ushtare te bindur te qeverise, ku 80 % te vendimeve jane pro qeverise dhe kunder qytetareve”, tha Halimi. Më tej duke ju referuar refomës, deputeti demokrat theksoi se, : “Opozita arriti te cmontonte kapjen politike qe ishte inskenuar. Eleminoi kapjen politike te KED, KLGJ, kapjen politike te KLP, te ILD,  te KKP (vetingut). Eleminoi kapjen politike te SPAK, vendosjen e Byrose nen hyqmin e Rames ne Ministrine e Brendshme.”. Por sipas Halimit ligji i Vettingut që  u votua dje në Parlament vetëm me votat e mazhorancës është në shkelje totale të Kushtetutës së 22 korrikut.  “E kthen permbys Kushtetuten duke e kthyer procesin e vetingut teresisht ne favor te nje mazhorance politike. Dhunon standartet europiane dhe Konveten dhe si  i tille ose duhet te ndryshohet sipas amendamenteve te opozites”. Në këtë linjë, ligjvënësi demokrat sqaroi me detaje se pse sipas demokratëve ligji i Vettingut në formën që u votua i mundëson kryeministrit kapjen politike të sistemit.” Se pari, Vetingun duhet ta kryejne Komisioni i vetingut  qe do krijohet sipas Kushetutes, por antaret e Komisionit te Vetingut, nje komision i konceptuar si pavarur qe do kete pushtetin per te larguar gjyqtaret e prokuroret e korruptuar e te paafte,  sipas nenit 24 te ketij ligji do te jene nen monitorimin  e plote te kujt thoni ju? Te Edi Rames. Antaret e komisionit do ti monitoroje i Drejtori i DPPP qe eshte nje Alket Hyseni,  kryetar i komisionit te garancive statutore ne PS”. Si arsye të dytë demokratët sollën faktin se në 22 korrik palët ranë dakord që vetingun, kontrollin e pasurise, kontrolin e njohurive dhe kontrolline figures per gjyqtaret do ta bente eksluzivisht komisioni i Vetingut. “Kete thote neni 179 e vijues i Kushetutes. Kurse p/ligji i njeanshem qe keni sjelle vendos rol aktiv dhe përcaktues organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), qe padyshim pasjell kontroll tërësor të Qeverisë në të gjithë komponentët e procesit të rivlerësimit duke lene jashtë cdo kontrolli apo drejtimi nga organet e vettingut. Ky fakt, bie ndesh me pikën 5, të nenit 179/b, ku specifikohet se rivlerësimi kryhet nga KPK. Gjithashtu, kjo bie ndesh me pikat 3 dhe 4 të Nenit Ç të Aneksit të Kushtetutës”, theksoi ai. Së treti demokrati theksoi nga séance parlamentare se pjesa më paradoksale e ligjit lidhet me kontrollin e figures se gjyqtareve e  prokuroreve. “Gjyqtaret largohen nga detyra automatikisht, pavarsisht nese jane ose jo te pasur, jane ose profesioniste, jane ose jo te korruptuar apo te ndershem, te gjitha keto nuk kane rendesi, mjafton qe te ekzistoje nje foto e nje gjyqtari apo prokurori me nje person qe ka qene i denuar, gjyqtari apo prokurori iken nga detyra. Mjafton qe sipas nenit 34 te kete nje deshmimtar qe te thote se ka pare ne filan lokal nje gjyqtar apo nje prokuror me nje person qe eshte denuar, eshte i padenuar por i eshte ngritur akuze etj, vetem me kete deshmi gjyqtari e prokurori nga gjykata kushetutese e deri tek gjykata e shkalles se pare e nderpret karieren. Dhe me paradoksi eshte se kete nuk e ben komisioni i vetingut qe supozohet te jete i pavarur sipas kushetutes, por kete ben nje grup pune me  antare:   Drejtori i  SHPCB e ministrit te brendeshem, drejtori i Edi Rames per informacionin e klasifikuar te dy emerime politike, njerez te lidhur koke e kembe me partine socialiste.  Keta ddrejtore te Edi Rames dhe Saimir Tahirit sipas nenit .. do  mblidhen dhe do thone se gjyqtari x apo y duhet te ike nga detyra jo se eshte i korruptuar apo i paafte por se keta, drejtoret e Edi Rames medemek paskan foto dhe deshmimtare  se i paskan pare me njerez te papreshtatshem dhe duhet te largohen se ky medemek eshte standard europian”, u shpreh Halimi i cili në fund bëri të ditur se opozita nuk do e votojë ligjin.

 

 

votimi i vettingut

Ligji i “Vettingut”

Votohet me 88 vota, opozita largohet. Së bashku me PS, LSI e PDIU voton edhe Prenga. Dule abstenon

 

Në  ligjin e votuar ka disa pika që mund të cilësohen si pjesë të “mangëta” apo “cekëta” të procesit

 

Gëzim Saliu

 

 

Ligji për rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve ose ndryshe “Vettingu” u votua dje në seancën e jashtëzakonshme parlamentare me 88 vota. Partitë e mazhorancës, PS, LSIU e PDIU arritën të krijonin numrin e duhur të votave për ligjin, ndëraa nuk mungoi as vota e deputetëve të përjashtuar tashmë nga PS si Tom Doshi apo Armando Prenga. Ky i fundit është ende i përfshirë në një proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë. Ndërkaq opozita, pasi shprehu qëndrimin e saj për ligjin u largua nga seanca parlamentare pak para se të niste procesi i votimit. Ndërkohë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule abstenoi në votimin e ligjit duke shprehur edhe një herë kundërshtinë e tij me qëndrimet e mazhorancës qeverisëse.

 

Ligji i Vettingut

 

Ligji i Vettingut  mbështet mbi  tre komponentë kryesorë:  1) Evidentimi real dhe individual i nivelit profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe marrjen e masave përkatëse për rritjen e nivelit profesional të atyre që kanë mangësi ose largimin nga sistemi i drejtësisë të atyre që janë tërësisht të paaftë ; 2) Evidentimi real dhe individual i pasurisë së vendosur në mënyrë të paligjshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke e shtrirë jashtë kufijve të Shqipërisë kontrollin e pasurive të tyre ; 3) Evidentimi i elementëve konkretë të lidhur me krimin e organizuar, duke rritur mundësinë e kontrollit të lidhjeve të dyshimta edhe jashtë territorit të Shqipërisë por edhe me anë të mjeteve të përdorura nga shërbimet e specializuara për këtë qëllim. Por ligji i kaluar dje me vetëm votat e mazghorancës, sipas opozitës shkel në disa pika të tij ndryshimet kushtetuese të miratuara në 22 korrik.  Në këtë ligj nuk mungojnë ato që mund të cilësohen si pjesë të “mangëta” të proçesit. Kështu në proçesin e vlerësimit nuk përcaktohet se cili do të jetë organi që do ta kryejë atë. “Procedura e vlerësimit kryhet në përputhje me legjislacionin që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve, për aq sa është i zbatueshëm. Organi përkatës i vlerësimit të aftësive profesionale rishikon dokumentet ligjore të përpiluara nga subjekti i rivlerësimit gjatë periudhës objekt i rivlerësimit”, thuhet në nenin 43 të ligjit. Nga ana e saj opozita kundërshton me forcë përfshirjen e disa institucione në varësi të kryeministrit apo pranë tij që do kenë influencë në proçesin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve me ligjin e ri. Ndërkaq në nenin 5 të ligjit theksohen se cilat do të jenë institucionet e rivlerësimit. “Procesi i vlerësimit të subjekteve të rivlerësimit kryhet nga Komisioni, Kolegji i Apelimit, Komisionerët Publikë, në bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtarë”. Paketa e ndryshimeve kushtetuese e votuar me unanimitet në 22 korrik ka edhe 6 ligje të tjera bashkëshoqërues që pritet të votohen në javë e muajt në vazhdim pas votimit të djeshëm të Vettingut.

 

 

 

majko

Majko: Opozita ka frikë për të votuar vettingun, koha e të paprekshmëve mbaroi

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha gjatë diskutimeve tw djeshme nw Parlament për ligjin e vettingut në Kuvend, se miratimi i tij i kthen moralitetin drejtësisë.Projektligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve përfaqëson një aktet më të rëndësishme të reformës në drejtësi. Është fakt publik që drejtësia jo vetëm për faj të saj është kthyer në një varrezë morale të shoqërisë. Për veç të tjerash ka varrozur dhe mëkatet e politikës dhe garantuar institucionalizim të korrupsionit në vend. Vettingu është një nga momentet më të sulmuara të reformës në drejtësi. Prekja e sovranitetit të vendit u përdor si justifikim. Është fakt që drejtësia në Shqipëri është e shkatërruar. Vettingu, do kontrollohen pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Do vlerësohen lidhjet e mundshme me krimin e organizuar të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Vëzhguesit e huaj do të mbikëqyrin vendimmarrjen”. Sipas Majkos, opozita nuk e do reformwn nw drejtwsi dhe prandaj po nxjerr justifikime pwr mos votimin e ligjeve shoqwruese tw paketws sw ndryshimeve kushtetuese.  “Opozita po nxjerr justifikime për të mos votuar vettingun. Është bërë rezistencë ndaj reformës në drejtësi. Kjo rezistencë organizoi një energji të paprecedentë antiperendimore. Opozita ka frikë për të votuar vettingun. Drejtësia, angazhimi ynë për të drejtuar vendin drejt perëndimit. Koha e të paprekshmëve mbaroi, të votojmë ligjin e kthimit të moralitetit në drejtësi”, tha ai.

 

 

ambasada-amerikane

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të miratuar ligjin e parë për zbatimin e reformës në drejtësi. Përmes një deklarate për mediat pas mbylljes së seancës plenare, Ambasada e SHBA-së thotë se ky ligj i rëndësishëm do të fillojë procesin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve. “Përgëzojmë ata Anëtarë të Parlamentit të cilët votuan në favor të këtij hapi të rëndësishëm për zbatimin e amendamenteve kushtetuese të aprovuara unanimisht më 22 korrik” theksohet më tej. Në përfundim të deklaratës, Ambasada amerikane në vendin tonë thotë se “presim të shohim aprovimin e plotë dhe në kohë të ligjeve të tjera për zbatimin e kësaj reforme kritike që gëzon mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve”.

 

 

Seanca për Vettingun

 

meta

Meta: Nëse dikush do të përdorte shtetin për hakmarrje politike do të përfundonte shumë keq

“Kur flas për konsensusin nuk kam parasysh konsensusin nga fillimi deri në fund i reformës, që përfshin gati 40 ligje.Por absolutisht kam parasysh një klimë më konstruktive përsa i takon reformës në fushën e drejtësisë”

 

Kryeparlamentari Ilir Meta në seancën e djeshme parlamentare, në të cilën u miratua ligji i Vettingut, i ktheu përgjigje opozitës për skepticizmin e ditëve të fundit, në lidhje me këtë  ligj. Nga foltorja e Kuvendit, Meta deklaroi se në rast se dikush do tentonte të përdorte shtetin dhe institucionet për hakamrrje politike do të përfundonte shumë keq. “Opozita ka shqetësimin e vet për disa institucione të tjera, që janë në varësi të ekzekutivit; çdo lloj opozite të ishte, këtë gjë do ta bënte, por unë nuk besoj se kjo duhet ta pengojë që ta votojë ligjin në parim dhe të monitorojë zbatimin e ligjit.Nuk ka institucion në botë që të shpikë një provë për një njeri, kur ai nuk e ka këtë lloj përgjegjësie, aq më tepër në një demokraci si kjo e jona ku mediat lulëzojnë pa fund. Nuk besoj se dikush do ta merrte guximin, por edhe po ta merrte jam i bindur që do të përfundonte shumë keq për të përdorur shtetin dhe institucionet për hakmarrje politike.

Ashtu sikurse çdokush që ka një përgjegjësi, që ka një provë që ka një fakt, nuk ka pse të presë as ligjin për Vetting-un dhe as ligje të tjera për t’u larguar vetë nga sistemi i drejtësisë,”- u shpreh Kryetari i parlamentit. Duke iu përgjigjur pyetjes së ish- kryeministrit Berisha, se përse ky ligj duhet të miratohej me kaq ngut, Meta theksoi se ligjet duhet të ishin miratuar të gjitha më datë 1 shtator edhe në kuadër të procesit të integrimit europian. “Meqenëse ai(Berisha) më ka bërë disa herë pyetjen “përse ky ngut?”, unë dua t’ju kujtoj të gjithëve se jemi shumë vonë për miratimin e ligjit për Vetting-un në raport me procesin e reformës, por në mënyrë të veçantë, në raport me plotësimin e detyrimeve tona në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Sepse jo vetëm ky ligj, por edhe disa ligje të tjera kyçe, normalisht duhet të raportoheshin me datën 1 shtator si të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë,” – tha Kryeparlamentari.

 

Reagimi

 

Numri Një i Kuvendit, i cili që prej fillimit ka lobuar për një reformë gjithëpërfshirëve, shpjegoi gjatë fjalës së djeshme se kur flet për konsensus ka parasysh një klimë më konstruktive për reformën në drejtësi dhe jo konsensus për 40 ligjet e saj. “Unë kam luftuar për konsensusin për Kushtetutën, sepse ishte detyra ime, në radhë të parë si Kryetar i Parlamentit dhe besoj që çdo kryetar i përgjegjshëm i Parlamentit, veçanërisht në një Parlament me kaq shumë probleme, me kaq shumë ngjarje të shëmtuara që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, që e kanë dëmtuar imazhin e vendit në mënyrë të jashtëzakonshme, nuk do të pranonte t’i vinte një njollë tjetër këtij Parlamenti dhe të gjithë proceseve demokratike në vend.Kur flas për konsensusin nuk kam parasysh konsensusin nga fillimi deri në fund i reformës, që përfshin gati 40 ligje.Por absolutisht kam parasysh një klimë më konstruktive përsa i takon reformës në fushën e drejtësisë.Kam në konsideratë që të mos ngatërrojmë çështjet e tjera të politikës së ditës në këtë çështje, që është një çështje afatgjatë.Sa më pak retorikë politike për reformën në drejtësi, aq më shumë angazhim tregojmë për t’i shërbyer një procesi në mënyrë të përgjegjshme dhe të bëjmë të mundur që ky sistem të ndryshojë një herë e përgjithmonë në të mirë të të gjithë shqiptarëve,” – theksoi Meta, në fjalën e mbajtur, pak çaste përpara miratimit të ligjit të Vettingut.

 

 

 

Mediu: Nuk bëhemi pjesë e farsës, ligji nuk është kushtetues

 

Në fjalën e mbajtur gjatë seancës së djeshme parlamentare, Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se shumica prishi konsensusin e 22 korrikut me një process të njëanshëm. Mediu e cilësoi antikushtues këtë ligj dhe theksoi se opozita nuk mund të bëhet pjesë e kësaj farse.  “Ligji nuk është kushtetues dhe po miratohet politikisht. Shumica prishi konsensusin e 22 korrikut me një proces të njëanëshëm. Mazhoranca kërkonte një proces të njëanëshëm. Për fatin e keq nuk u dëgjun mendimet e ekspertëve të opozitës. Drafti juaj i parë konsiderohej si më i miri po u hodh 70% poshtë nga Komisioni i Venecias. Opozita nuk mund të bëhet pjesë e kësaj farse. Nuk duam që institucionet e drejtësisë të emërohen politikisht. Nuk mund të lejojmë që vettingu të drejtohet nga mazhoranca. Ata që marrin përsipër Vettingun do jenë të kontrolluar nga qeveria, kjo është e papranueshme. Drejtoritë pranë kryeministrit nuk shquhen për paanëshmëri, si mund t’u besojmë? Procesi i vetingut sipas variantit të mazhorancës është i manipulueshëm. Një gjyqësor nën shtetin, vendoset mbi të drejtat e qytetarëve. Zëri i opozitës nuk u dëgjua, u cilësua si i pavlefshëm. Nuk ka asnjë procedure se si do të fillojë vettingu. Shumica e deputeteve nuk e kanë lexuar draftin përfundimtar. E kemi detyrim që ta lexojmë. SHBA-BE kanë interes për një parlament funksional dhe kushtetues,’’ – tha nga foltorja e Kuvendit,  kreu i PR – së, Fatmir Mediu.

 

Doda: Hapni dosjet, PDIU – në nuk e përdorni dot si as nën mëngë

 

Deputetja Mesila Doda e cila mbajti fjalën e saj në Kuvend, në emër të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kërkoi miratimin për ligjin e hapjes së dosjeve.Duke iu drejtuar kryeministrit Rama Doda ngriti pyetjen se përse nuk është ngritur akoma Komisioni për hapjen e dosjeve.” Po u them hapni dosjet, në politikë, media në administratë. Zoti kryeministër,

Për të marrë një iniciativë timen dhe të zotit Shpëtim Idrizi nxitove para më shumë se një viti, së bashku me zotin Veliaj dhe bëtë një ligj për dosjet. U solle si fëmijë tekanjoz në një aksion politik kombëtar. Bëre një ligj të mangët, sepse nxitove, por edhe u theve përpara trysnisë që ushtruan ish-komunistët e tu mbi ty. Gjithsesi e bëre. Nuk pyete dhe ndoqe traditën e udhëheqësve shqiptarë të këtij çerekshekulli. Bëre arrogantin, ushtrove pushtetin me arrogancë. Tani ke kaluar një ligj prej më shumë se një viti dhe ke detyrën ta zbatosh të paktën këtë ligj tëndin të mangët.Përse ende nuk është ngritur Komisioni për hapjen e dosjeve?A e di more zotëri që pa këtë komision vetingu të ngelet në derë, sepse dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk ka kush t’i qëmtojë,” –  u shpreh deputetja e PDIU – së. Doda fajësoi koalicionin qeverisës për keqqeverisjen dhe theksoi se Partia për Drejtësi, Integritet dhe Unitet nuk mund të përdoret as si as nën mëngë, as si shkak fatkeqësie. “Qeveria sot është e formuar nga dy parti kryesore në vend. Ato ushtrojnë pushtet, ato kanë të njëjtën përgjegjësi për keqeverisjen. Nëse punët në këtë vend nuk janë mirë në ekonomi, infrastrukturë, bujqësi, shëndetësi, arsim apo rendin publik, nuk ka kush tjetër përgjegjësi veç dy partive që qeverisin.Ndaj, nëse nuk e honepsni njëri-tjetrin, thurrni intriga, luani kukafshehti me humoret dhe fatet tuaja, nuk keni përse të kërkoni tek PDIU as strehë, as shpagë e as nder, sepse nuk jemi as jastëku e as shpata kundër ndokujt.PDIU-në nuk e përdorni dot as si Asi nën mëngë, as si shkak fatkeqësie,” –  tha deputetja Doda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *