Tuesday , June 22 2021

VMRO thërret maqedonasit në gadishmëri për të protestuar para Kuvendit (foto)

Ish ministri i jashtëm i Maqedonisë dhe funksionar i lartë i partisë VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski ka ftuar maqedonasit të jenë në gjendje gadishmërie dhe, siç thotë ai, me një ftesë të dalin 50 mijë njerëz para Kuvendit, shkruan Fakte. Kjo si pasojë e faktit se partia e Gruevskit tanimë është bindur se gjasat për të mos lëshuar kolltuqet qeveritare janë tejet të vogla ose inekzistente.

Ndryshe, eksponentë të kësaj partie që vetëquhen “Tvërdokorni” sot në ora 17 do të protesojnë para Kuvendit. Protesta kanë paralajmëruar edhe maqedonas nga Gjeneva e Zvicrës për pasnesër si dhe në qytete tjera në vend dhe në diasporë. Ditët e fundit është vërejtur edhe thyerje e shtabeve të LSDM-së, të cilën maqedonasit nacionalistë përkrah VMRO-së po e akuzojnë për, siç thonë ata, defaktorizimin e maqedonasve kundrejt shqiptarëve./FAKTE.Net

20170224_145102

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *