Thursday , December 13 2018

VMRO nis shkarkimin e përkrahësve të referendumit

Mbrëmë në mbledhjen e Këshillit ekzekutiv të VMRO-DPMNE është shkarkuar zëvendës sekretari i përgjithshëm i partisë, Petar Bogoevski. Bogoevski është njëri prej anëtarëve të organeve partiake të VMRO-DPMNE që i takon “reformatorëve”.

Ai kishte qëndrim të kundërt me kryetarin e partisë dhe ftonte që masovikisht të dilet dhe të votohet në referendum dhe është pjesë e krahut reformator të VMRO-DPMNE së bashku me Kosta Bogdanov, i cili tani për tani mbetet në KE të partisë.

“Mickovski po bën pastrimin e atyre që mendojnë ndryshe. Të gjithë që kishin qëndrim kundër kanë qenë të paralajmëruar se më nuk mund të konsiderojnë të kenë vend në parti, as edhe në listat e ardhshme”, informon gazeta Koha, prej burimeve partiake.(koha.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.