Thursday , August 5 2021

VMRO KËRKON DORËHEQJE NGA 7 MINISTRA PËR MOSZBATIM TË REFORMAVE

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri i Financave Dragan Tevdovski,  ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale  Mila Carovska, si dhe ministrat e Shëndetësisë dhe Ekonomisë, Venko Filiçe dhe Kreshnik Bekteshi duhet që të japin dorëheqje për mos zbatimin e reformave, kërkojnë nga VMRO-DPMNE, përcjell Fakte.

Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikolovski sot në pres-konferencë tha se non-paper, është përgatitur nga vendet anëtare të BE-së, dhe e ka vërtetuar atë që deri më tani e ka thënë opozita.

“Nuk duhet që të na befasojë që vendet me ndikim si Franca, Holanda, Danimarka vendosin “non-paper” ku i kundërvihen dhënies së datës për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë në qershor.Këto vende nuk janë armiq të Maqedonisë.Këto vetëm e konstatojnë atë që Komisioni Evropian më herët e kishte shkruar, kurse Qeveria nuk deshi ta lexojë.Qytetarët këtë çdo ditë e shohin, e dijnë se reforma nuk do të ketë në Maqedoni, progres nuk ka, ekonomia fundoset, kriminaliteti dhe shantazhi është gjithëandej, korrupsioni lulëzon”, tha Nikollovski./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *