Tuesday , December 18 2018

VMRO-DPMNE: Shilegov nuk është në gjendje as me mushkonjat të merret

Maqedonia për momentin ka qeverinë më të keqe, kurse qytetin e Shkupit e udhëheq njeriu më joadekuat për këtë detyre, thonë përmes një kumtese nga VMRO-DPMNE, përcjell Fakte.

“Sot në kryeqytet temë kryesore nuk është ndërtimi i bulevardeve, parqeve të reja por problem kryesor u bë spërkatja kundër mushkonjave. Petre Shilegov nuk mund të përballet me mushkonjat, e lëre më të ndërtojë ndonjë projekt ose të zgjidhë ndonjë problem. Shilegov i la qytetarët në fatin e mëshirës së mushkonjave të cilat përmes pickimeve të tyre mund të bartin sëmundje të ndryshme të cilat janë prezentë në Evropë dhe rajon, siç është Zika, Ethet e Nilit, malaria etj”, thuhet më tej në kumtesën e VMRO-DPMNE-së./Medial

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.