Tuesday , December 11 2018

VMRO-DPMNE përgatitet për zgjedhjet e parakohshme

E hëna e 15 tetorit pritet të jetë vendimtare në Maqedoni, nëse kuvendi do te tentoje miratimin e ndryshimeve kushtetuese në bazë të marrëveshjes së Prespës, dhe ne rast dështimi vendi do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.

 

E ndërsa Komisioni i Çështjeve Kushtetuese i dha dritë jeshile propozimit ligjvënësit do të mblidhen në seancën plenare në orën 11, ku rendi i ditës është votimi i draftit kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në mbledhje të Komisionit deklaroi se Maqedonia nuk është larg NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Por nga ana tjetër, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE po përgatitet për zgjedhje. Deputetët e kësaj force politike janë të vendosur se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese. Ish ministri i Financave, Trajko Slaveski, tha se datat e diskutueshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 25 nëntori, 2 dhjetori, 9 dhjetori ose në pranverë.

 

Trajko Slaveski: “Jemi duke diskutuar përgatitjen e infrastrukturës partiake, e cila ka filluar. po ashtu jemi duke përgatitur një programi inovativ me të cilin VMRO-DPMNE do të prezantohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ne jemi në fazë përfundimtare për përgatitjen e programit. Ka shumë risi, prioritet përsëri është rritja ekonomike, masat për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”.

Kryeministri Zoran Zaev, pretendon se deputetët e VMRO-së nuk janë të lirë të votojnë pro, dhe se ata po kërcënohen. Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga zëdhënësi i kësaj partie Naum Stoillkovski.

 

Sipas rregullores së Kuvendit, nëse qeveria arrin të sigurojë 80 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, procedura do të zgjasë mbi 100 ditë.

 

Nëse ligjvënësit votojnë pro, Maqedonia do të njihet me emrin e ri: Republika e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.