Saturday , July 24 2021

VMRO-DPMNE kërkon shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve

Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE ka bërë thirrje KSHZ-së që të zyrtarizojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjevetë parakohshme parlamentare që u mbajtën këtë të diel.

Sipas tij, është e qartë se VMRO-DPMNE është fituese, ndërkaq rikujtoi se roli i KSHZ-së është që njëherë në katër vite ose në dy vite të organizojnë zgjedhje.

Gjorçev pohoi se harta e Maqedonisë është e kuqe dhe se kanë fituar në rreth 50 komuna, kurse LSDM-ja në 10, duke apeluar që të respektohet vullneti i qytetarëve të Maqedonisë./Albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *