Wednesday , August 4 2021

VMRO-DPMNE dhe BDI si kanë numrat për formimin e Qeverisë, ja pse?

BDI dhe VMRO-DPMNE nuk mund t bëjnë Qeverinë me 61 deputetë sepse sipas Kodit zgjedhor nevojiten 62 deputetë, pasi me ndryshimet e reja ligjore Kuvendi numëron 123 duke përfshirë 3 deputetët e diasporës.

Këtë e sqaroi në debatin në Click Plus në Tv21, sekretari i përgjithshëm i Unitetit, Muhamed Ismaili, por edhe anëtari i lartë i BESËS, Zejd Rexhepi. Por nga ana tjetër, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë se kanë numrat dhe se duhen vetëm 61 deputetë.

“Ne i kemi aq deputetë sa ka thënë KSHZ-ja, domethënë 10, dhe VMRO-ja 51, mund ta formojmë qeverinë me 61 deputetë”deklaroi Bujar Osmani nga BDI në Click Plus./INA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *