Wednesday , April 21 2021

VMRO dhe LSDM përfaqësuan shqiptarët e Maqedonisë sot në Vatikan

Asnjë nga liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni nuk mori pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të humanistes shqiptare Nënë Tereza, në Vatikan.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka ftuar kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të PDSHç-së Menduh Thaçi në këtë ceremoni, por Ahmeti nuk ka shkuar me arsyen se nuk e njeh Ivanovin si president, ndërsa në PDSH nuk ka asnjë përgjigje.

LSDM e udhëhequr nga Zoran Zaev  ishte pjesë e delegacionit në Vatikan. Edhe Nikolla Gruevski ishte me ministra dhe funksionarë tjerë maqedonas.

Ndërkohë, shumë shoqata dhe aktivistë nga Maqedoni, përfshirë edhe një delegacion të diasporës nga SHBA morën pjesë sot në ceremoninë në Vatikan. Prezent na Vatikan ishin të gjithë liderët shtetërorë nga Shqipëria dhe Kosova.

Gruaja simbol i humanizmit në botë, me të cilën po krenohet e tërë bota dhe shqiotarët gjithandej, por dhe maqedonasit, ndërsa liderët shqiptarë nga vendlindja e saj, nga Shkupi, janë strukur në zyrat e partiçkave të tyre, duke ia “dorëzuar” partnerëve të tyre maqedonas humanisten e madhe, Nënë Terezën./Fakte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *