VMRO dhe LSDM ia arritën qëllimit, prej nesër fshihen rreth 30.000 votues shqiptarë

Nga 39 mijë e 502 votues të kontestuar, deri pasditen e sotme të drejtën e votës e kanë konfirmuar 7 mijë e 130 votues, bëjnë të ditur nga KShZ.
“Deri te KShZ janë parashtruar gjithsej 7130 aplikime nga qytetarë të cilët janë në regjistrin e votuesve të kontestuar. Pjesa më e madhe e personave të paraqitur janë në komunën e Sarajit, Kërçovës, Tetovës, Gostivarit dhe Aerodromit”,- thuhet nga KShZ.
Me afrimin e skadimit të afatit po shënohet edhe rritja e interesimit të qytetarëve për të konfirmuar të drejtën e votës, thonë nga KShZ, duke bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë paraqitur rreth 800 qytetarë.
Afati për paraqitjen e votuesve të kontestuar skadon nesër në orën 19, në njësitë rajonale të KShZ-së, apo në formë elektronike deri në orën 24.
Mundësi shtesë për ata që deri nesër për arsye të ndryshme nuk do të paraqiten për të konfirmuar të drejtën e votës, do të kenë pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare kur regjistri zgjedhor do të jetë në shqyrtim publik, por atëherë paraqitja do të duhet të bëhet personalisht në njësitë rajonale të KShZ-së dhe nuk do të kenë mundësi për paraqitje elektronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *