Saturday , October 20 2018

VMRO, as për ndryshime kushtetuese, as për zgjedhje të parakohshme

VMRO-DPMN-ja nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare të paktën në këtë periudhë, ka njoftuar zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski. Për epilogun e referendumit të djeshëm, nga foltorja e partisë ai kërkoi që pushteti të mbajë përgjegjësi. Partia opozitare është e bindur edhe se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do t’i përkrahin synimet e pushtetit, që marrëveshja me Greqinë të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë. Në mënyrë plotësuese, nga kjo parti paralajmëruan kallëzime penale për parregullsi eventuale që kanë ndodhur gjatë votimit të djeshëm, percjell Fakte.

Çfarë zgjedhje të parakohshme ju lutem. Ajo që mbrëmë ndodhi ishte se, shifrat e treguan disponimin e qytetarëve ndaj Marrëveshjes me Greqinë. Për çfarë zgjedhje të parakohshme flasim këtu. Do të vijojë procesi i paralajmëruar, do të vijojnë shumë procese, mirëpo a do të ketë zgjedhje të parakohshme do të shohim- tha Naum Stoilkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.