Tuesday , April 20 2021

Vllahov-Micov: “Hasan Prishtina ka mohuar të jetë shqiptar!”

Një ndër eksponentët më ekstrem nacionalist të partisë së maqedonasve në pushtet, anëtari i Lëvizjes Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë, Stefan Vllahov-Micov, në kolumnën e tij më të re “Komplekset e Daut Dautit” të publikuar në gazetën “Dnevnik”, shkruan se heroi kombëtar shqiptar Hasan Prishtina ka mohuar kategorikisht të ketë qenë shqiptar, shkruan Fakte. Çmenduria e këtij kuazi intelektuali shkon deri aty sa ai mohon prejardhjen shqiptare edhe të figurave tjera të shquara të historisë sonë kombëtare, siç është Nënë tereza dhe të tjerë, që edhe ishte shkas për replikën me gazetarin dauti.

“Edhe heroi shqiptar Hasan Prishtina (i cili sot ka përmendore në Shkup), në pyetjen ‘Ju nga cili nacionalitet jeni?’ përgjigjet se është musliman. Në pyetjen e përsëritur ‘Mirë, musliman, por nga cili nacionalitet jeni, turk, shqiptar, ose çka jeni’, përgjigjet ‘Jo, unë jam musliman, nuk jam as turk as shqiptar, unë jam musliman’ “, shkruan Stefan Vllahov-Micov, i cili në tekstin e njejtë shprehet se vetë ai është melez i përzier “maqedono-vlleh-bullgar, mirëpo me vetëdije të ngritur maqedonase”.

Sulmet e Vllahov-Micov dhe bashkëmendasve të tij nuk janë të panjohura për opinionin në Maqedoni dhe më gjërë, por habit fakti se të njejtit veprojnë nën patronazhin e partisë maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM, e cila tanimë dhjetë vite është në koalicion me partinë shqiptare BDI, e cila në heshtja miraton veprimtaritë e tyre antishqiptare, për interesa të individëve në krye të kësaj partie.FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *