Ish kreu i shërbimit maqedonas Sasho Mijallkov nuk do të ndiqet për veprën penale në lidhje me shkatërrimin e pajisjeve për përgjim, me të cilën ishte kryer përgjim jolegal nga viti 2008 deri në 2015, shkruan Fakte. Në këtë lëndë, Mijallkov ndiqej për ndikimin e tij, ndërsa për përgjimin ndiqet ish ministrja Gordana Jankullovska dhe të tjerë.
Ndryshe Sasho Mijallkov është kusheri i Nikolla Gruevskit me të cilin ishin tandem gjatë qeverisjes mbi 10-vjeçare, periudhë që nga ndërkombëtarët u vlerësua si “shtet i kapur”.
Pas rënies së VMRO-së dhe Gruevskit, ishte Mijallkov ai i cili me një grup deputetësh të shkëputur nga VMRO-ja përkrahën shumicën e re qeveritare në krye me Zoran Zaev, që çoi në ndryshimin e kushtetutës dhe emrit të shtetit. Ai dhe njerëzit e tij asnjëherë nuk u dënuan, përkundrazi, ishin të favorizuar nga pishteti. Tani veprat e tyre filluan të vjetërsohen./FAKTE