Saturday , June 19 2021

Vjet në spitalet e Kosovës u kryen mbi 23 mijë lindje

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë  spitalet e përgjithshme të vendit  gjatë vitit 2016, janë kryer 23 261 lindje.

“Vetëm në Klinikën e  Gjinekologjisë në QKUK,  janë kryer 10047 lindje,  që është në rritje për 406 lindje më shumë, krahasuar me vitin  2015.   Nga numri total i lindjeve  në QKUK 3381  kanë qenë me operacion”.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,  janë kryer 2171,  në Spitalin e Prizrenit 3619 lindje, në atë të Gjilanit  1852 lindje, në Spitalin e Ferizajt, 1644 lindje,  në Spitalin e Mitrovicës, 1607 lindje,  në  Spitalin e Gjakovës 2116 lindje, kurse në Spitalin  e Vushtrrisë 205 lindje ( numër i kufizuar meqë Spitali gjatë vitit 2016, ishte në renovim dhe shërbimet ofroheshin tek Spitali i Mitrovicës)”, njofton QKUK, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *