Tuesday , April 20 2021

Vizita – Rama në Serbi si Kryeministër dhe artist, promovon “Kurbanin”

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Serbinë në tetor, mes të tjerash për të promovuar librin e tij “Kurban”, për të çelur një ekspozitë pikturash dhe për autostradën drejt Durrësit.
Shefi i Qeverisë shqiptare sipas mediave vendase do të nisë vizitën në Beograd më 13 tetor, kur promovohet ‘Kurbani’ në serbisht.
Libri kurban u shkrua nga Edi Rama pas humbjes së zgjedhjeve lokale në 2011-ën.
Është parashikuar edhe çelja e një ekspozite me piktura të Kryeministrit.
Rama merr pjesë edhe në Forumin e Sigurisë. Më tej Kryeministri do të udhëtojre drejt Nishit më 14 tetor, ku do të mbahet një takim i sipërmarrësve shqiptaro-serbë dhe do të promovohet projekti i rikonstruksionit të autostradës Nish-Durrës, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *