Wednesday , April 21 2021

Vizbegu i Shkupit në mjerim

Lagjja Vizbeg e Shkupit edhepse vetëm disa kilometra larg metropolës së stërngarkuar me skulptura milionëshe, gjendet në gjendje të mjerueshme, shkruan Fakte. Pa infrastrukturë, me probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike si dhe me kushtet bazë për të jetuar.

Fëmijët e kësaj lagje janë të detyruar që të shkojnë në shkollë nëpër rrugë të paasfaltuara dhe me puse uji si në kohë të mesjetës. Rinia e kësaj pjese sikur edhe nga vendbanimet tjera shqiptare, në mungesë të kushteve të jetës dhe në mungesë të shpresës për të krijuar një jetë normale, janë drejtuar gurbetit në formën më masive./FAKTE.Net

fb_img_1477477149136

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *