Wednesday , September 26 2018

Vizat, “nën hije” të kufijve

Ka kaluar një muaj prejse Komisioni Evropian (KE) ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave me Kosovën, por institucionet përgjegjëse janë fokusuar në tema të tjera politike, duke e lënë anash lobimin te shtetet anëtare të BE-së dhe fushatën informuese të liberalizimit për qytetarët, percjell Fakte.

Zhvillimet politike në vend, si Asociacioni i Komunave Serbe në njërën anë dhe procesi i dialogut me Serbinë në anën tjetër, përkatësisht bashkimi i Luginës me Kosovën, janë dy çështje që kanë lënë “nën hije” procesin e liberalizimit të vizave, proces ky që sipas krerëve të shtetit do të përfundojë këtë vit.

Megjithatë, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka mohuar për “Zërin” se procesi i liberalizimit të vizave është lënë anash nga Qeveria e Kosovës, ndonëse të kundërtën po e thonë përfaqësuesit e opozitës dhe ekspertët e integrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.