Wednesday , August 4 2021

Visar Ganiu priti futbollistin Enis Bardhi

Futbollisti shkupjan, Enis Bardhi i cili po qëndron për pushime në Shkup, sot është pritur nga kryetari i Komunës së Çairit dhe ish-trajnerit të tij, Visar Ganiu.

Bardhi i dhuroi Ganiut një fanellë të ekipit ku ai po luan Levante, ndërsa Ganiu i ndau pllaketën e Skënderbeut, përcjell Fakte.

I pari i Çairit shprehet se ka ndjekur paraqitjet e tij me shumë eufori, dhe e uroi edhe shumë gola të tjerë me ekipin e tij Levante.

“Mirëprita sot në Komunën e Çairit shkupjanin Enis Bardhi, atë me të cilin tashmë krenohet Shkupi dhe të gjithë bashkëatdhetarët e tij kudo që ndodhen. Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në elitën e futbollit spanjoll i kemi ndjekur të gjithë me eufori të madhe duke iu gëzuar çdo goli që ai ka shënuar.

Rruga e suksesit të këtij djaloshi është shembulli dhe frymëzimi më i mirë për çdo të ri se çfarë duhet ndjekur për të arritur majat e suksesit. Puna intenzive dhe pasioni për futbollin padyshim se janë çelësi i suksesit të Enis Bardhit. Përgëzova Enisin për profesionalizmin dhe shkathtësinë e dëshmuar në fushën e lojës duke i uruar vazhdimësi progresive në sezonin e ri”, u shpreh Visar Ganiu./Tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *