Friday , April 23 2021

Viktoria Nuland, të dielen viziton Shkupin

Zv.ndihmëssekretarja amerikane për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Viktoria Nuland, të dielën do të vizitojë Shkupin, mëson Fakte nga burime diplomatike. Nuland pritet të takohet në Shkup me krerët e shtetit dhe udhëheqës të partive politike, në tentim për të zhbllokuar krizën politike në vend, si dhe me PSP-në. Ndërkohë, brenda kësaj jave, pritet që përfaqësuesit e SHBA dhe BE në vend të bëjnë lëvizje në drejtim të përafrimit të qëndrimeve të palëve, ndërsa Nuland do duhej të shpallë marrëveshjen e re. Megjithatë dyshimet janë tek partitë në pushtet, pasi ato nuk pranojnë zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, në veçanti në pjesën e punës së Prokurorisë Speciale.

Problem kryesor paraqitet të jetë formimi i një departamenti special në Gjykatën penale, i cili do të merrej me lëndët e PSP-së, raporton Fakte. Ky do të jetë edhe tentimi i fundit para pushimeve verore për të përmbyllë krizën që më tepër se një vit po zhyt vendin tonë në humnerë.

Ndryshe, zv.ndihmëssekretarja amerikane do të ketë agjendë tepër të ngjeshur dhe në mbrëmjen e së dieles pritet që ajo të udhëtojë në Tiranë për të ndërmjetësuar në reformën e drejtësisë shqiptare, ndërsa në Maqedoni do të vijë prej Kosove, ku pritet të bisedojë për demarkacionin dhe liberalizimin e vizave./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *