Saturday , July 24 2021

Vidhet kasaforta e Xhamisë “Murat Pasha” (FOTO)

Të shtunën është vjedhur kasaforta e xhamisë “Murat Pasha” në Çarshi të Shkupit, njofton gazeta “KOHA“. Hajnat brenda xhamisë janë futur nga xhamat mbrapa xhamisë, ndërsa kanë thyer kasafortën, në të cilën besimtarët dhurojnë shuma të vogla parash e që shërbejnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e xhamisë. Këshilli i xhamisë rastin në fjalë nuk e ka paraqitur në polici, pasi siç thonë ata, nuk bëhet fjalë për shumë të madhe parash që janë vjedhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *