Monday , January 25 2021

Video-skandal i Trump kundër grave, kandidati: Gabova, kërkoj falje

“Është një gjë e tmerrshme. Nuk mund të lejohet që ky njeri të bëhet president”. Kështu është shprehur Hillary Clinton në “Twitter”, duke komentuar videon e publikuar nga “Washington Post”, ku Donald Trump shpreh fraza seksiste ndaj grave. Manjati flet në terma deri dhe vulgarë. “Ishte një bisedë mes meshkujve”, – mbrohet ai. Por krerët republikanë kanë mbajtur qëndrim ndaj këtij skandali dhe orët e fundit spikat hipoteza e një zëvendësimin për kandisim për Shtëpinë e Bardhë me Mike Pence.

Videoja është filmuar në vitin 2005, pak muaj pas martesës me gruan e tretë, Melania. Trump ishte duke folur me gazetarin Billy Bush të emisionit televiziv “Access Hollywood”, në një bisedë private, në prani të vetëm disa pak personave, në një autobus që po e çonte atë në emisionin televiziv. Trump ndërkohë kishte mikrofonin në trup.

Në regjistrim ai thotë: “Gratë e bukura më tërheqin menjëherë, si me magnet dhe filloj t’i puth. Nuk më pritet, i puth menjëherë”. Dhe më tej vazhdon: “Kur je i famshëm, ato të lënë të bësh ç’të duash”.

Trump vazhdon me komente të tjera vulgare se si u kërkon favore seksuale grave, duke folur në mënyrë shumë të hapur.

“U përpoqa… ishte e martuar. U përpoqa shumë. E nxora të shikonim një dyqan makinash. I thashë ‘të tregoj unë se ku janë më të bukurat’”, – ka thënë republikani, i cili përfundon: “E provova edhe me një prostitutë, por nuk ia dola”.

Pas skandalit, Trump ka publikuar një deklaratë, duke shpjeguar që “ishte një bisedë private që është zhvilluar vite më parë. Bill Clinton më ka thënë gjëra edhe më të këqija në një fushë golfi, që as i afrohen këtyre. Kërkoj falje nëse dikush është fyer”. Trump shpeshherë në të shkuarën e ka kritikuar ish-presidentin, bashkëshortin e sfidantes për tradhti. Ajo është kritikuar që e ka “lejuar”.

Ndërkohë, në kampin republikan, po shqyrtohet mundësia e zëvendësimit të kandidatit për president me zëvendësin e tij, Mike Pence. “Është momenti që Trump të tërhiqet nga gara dhe Mike Pence të marrë vendin e tij”, – pohon ish-guvernatori republikan i Utah dhe ish-kandidat presidencial në vitin 2012, John Hutsman. Një pozicion që disa media amerikane e kanë mbështetur. Një kandidat që ka gjithçka që miliarderi nuk e ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *