Thursday , June 21 2018

Vetëm në Maqedoni: Gjykata e dënon për borxh për ngrohje, pa qenë i kyçur në ngrohje asnjëherë

Raporti vjetor i Avokatit të popullit sot u prezentua para Komisionit për sistem politik dhe marëdhënie mes bashkësive. Ai është përplot i mbushur me raste për drejtësi selektive, administratë qendrore dhe lokale të partizuar dhe joprofesionale, gjykata dhe prokurori joefikase, polici e cila përdor dhunë të tepërt dhe nuk ndëshkohet, shkruan Fakte. Avokati i popullit përveç numrit të madh të shkeljeve të lirive dhe të drejtave të njeriut, ka hasur edhe në raste si ky:

“Gjykata Themelore Shkupi II – Shkup, duke shkelur Ligjin dhe pa vërtetuar të dhënat personale të të akuzuarit, ka pranuar padinë e ngrohtores “Skopje Sever ShA” dhe ka obliguar të akuzuarin të paguajë 11.475,00 denarë. Për të qenë apsurdi më i madh, parsoni në fjalë asnjëherë nuk ka qenë i kyçur në rrjetin e ngrohjes.”- shkruan në Raportin e Avokatit të popullit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.