Wednesday , September 26 2018

Veseli takon Bushatin, përsërit qëndrimin e tij Kundër prekjes së kufijve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin midis dy vendeve, për proceset politike në shtetet respektive dhe me theks të veçantë, për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Veseli konfirmoi edhe njëherë qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme.

I pari i Kuvendit tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova do të fitojë ulësen e saj në OKB, brenda kufijve me të cilët ka shpallur Pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht.

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, nga ana e tij, konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ajo po kalon.

Veseli e Bushati theksuan nevojën që spektri politik i Kosovës të dalë me një qëndrim të përbashkët para fillimit të dialogut final.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.