Tuesday , July 27 2021

Veseli: Mos përfitoni politikisht me rastin e Astrit Deharit!

VV nuk i ka 40 nënshkrime për thirrje të seancës për rastin Dehari

Ishte paraparë që nesër të mbahej seancë e jashtëzakoshme ku do të flitej për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, kërkesë kjo e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, kjo iniciativë dështoi pasi deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj ka tërhequr nënshkrimin e tij në momentin e fundit me arsyetimin, se, së pari duhet të priten rezultatet e autopsisë. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes thanë se “tërheqja u bë pas presionit të bërë nga shefat e deputetit”. Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se “nuk është mirë të përfitohet politikisht me rastin tragjikë të familjes Dehari”./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *