Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e djeshme i pranoi tërësisht listat e kandidatëve të pesë, ndërsa pjesërisht të një subjekti politik, të cilat u janë kthyer në përpunim për shkak të parregullsive të konstatuara.

Janë vërtetuar listat e

Koalicionit Për ndryshime dhe drejtësi,

Koalicionit VMRO për Maqedoninë,

Koalicionit “Aleanca për shqiptarët”,

E Majta dhe

LPM.

Janë pranuar edhe listat e dorëzuara të

Partisë Socialdemokratike të Maqedonisë (PSDM), përveç për njësinë e parë zgjedhore edhe për njësinë e tretë zgjedhore, për të cilat sipas shumicës së anëtarëve të KSHZ-së, parregullsitë e konstatuara nuk janë mënjanuar.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e së shtunës mbrëma i pranoi listat e kandidatëve të

BDI,

PDSH,

PPD,

Besa,

koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” të kryesuar nga VMRO-DPMNE,

koalicionit opozitar të kryesuar nga LSDM-ja dhe të

LP-së.

Këto 13 subjekte politike u paraqitën për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor dhe i dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë deri në afatin përfundimtar i cili skadoi më 11 nëntor në mesnatë.

Shorti për radhitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet duhet të mbahet më 20 nëntor, ndërsa një ditë më pas fillon fushata parazgjedhore e cila do të zgjasë 20 ditë.