Tuesday , March 2 2021

Vërshimet, fshihen listat me emrat e atyre që janë dëmshpërblyer

Nuk do të shpallen publikisht listat e qytetarëve që janë të dëmshpërblyer për shkak të vërshimeve. Nga LSDM-ja kërkuan që Ministria e Financave në afat prej dy ditëve pas pagesës së parave, t’i shpallë shumat që u janë paguar familjeve të përmbytura Deputetët e shumicës shprehen se me këtë shkelet Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Nuk e mbështes fare zgjidhjen ligjore. Nuk e keni përpiluar mirë pjesën e fundit, a e keni shqyrtuar dhe a jeni të sigurt në këtë pjesë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, jokorrekte edhe në kuptimin etik”, tha Liljana Kuzmanovska , VMRO-DPMNE.

“Thoni mbrojtje të të dhënave personale. Kolege Liljana Kuzmanovska, me siguri shikoni media dhe në një vitrinë të bashkësisë lokale në rajonet e vërshuara ka listë me emër dhe mbiemër dhe tani cilës mbrojtje të të dhënave personale i referoheni. Kjo a nuk është shkelje e Ligjit? A nuk është kjo keqpërdorim i Ligjit?”, tha Marjanço Nikollov, LSDM.

Nga PRSD-ja opozitare shprehen se pushteti nuk dëshiron të dijë se si shpenzohen paratë e popullit.

“Nuk kërkojmë asgjë tjetër përveçse të shpallet lista e qytetarëve të dëmtuar dhe të jetë e monitoruar nga opinioni”, deklaroi Lubomir Josifovski, PRSD.
“Qeveria nuk i ikë monitorimit të procesit të pagesës së dëmeve. Pranon monitorim ndërkombëtar”, tha Dragan Cuklev, VMRO-DPMNE.

Edhe pse kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet e luti zëvendësministrin e Financave Gëzim Beadini të qëndrojë deri në fund të debatit dhe si përfaqësues i ministrisë të tregojë se sa qytetarë saktësisht kanë paraqitur dëmet te ata, Beadini as nuk u përgjigj, e as nuk qëndroi deri në fund të debatit. Ai në rastin e parë u largua nga debati parlamentar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *