Tuesday , April 20 2021

Vërshimet e 6 gushtit, fillon dëmshpërblimi i plotë i të dëmtuarve

Do të fillojë brenda kësaj jave pagesa e tërësishme për pronat e dëmtuara nga vërshimet e 6 gushtit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, tha se pagesa do të realizohet në disa faza. Në fazën e parë në vlerë prej 118 milionë denarë do të përfshihen 947 lëndë, ose 25% nga 4.000 lëndë.

“Qeveria solli vendim, me çka filloi procesi i kompensimit të tërësishëm të dëmeve në rajonet e përmbytura. Ashtu siç u premtua, do të bëhet kompensim i tërësishëm, 100% nga dëmi i vlerësuar. Qytetarët të jenë të sigurt se Qeveria do ta realizojë premtimin e dhënë në gusht, ku do t`i zhdëmtojë të gjithë ata që janë të përfshirë nga vërshimet”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Sipas Gjorgjievit, pagesa e dëmeve do të realizohet në dy faza. Faza e parë do të realizohet deri në fund të kësaj jave, ndërsa tjetra në muajin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *