Wednesday , July 28 2021

Vdes një adoleshent në aksident në Dibër

Një adoleshent ka vdekur, ndërsa dy persona lëndohen në një aksident trafiku që mbrëmë rreth orës 1 e 30 min ndodhi në Dibër, afër stadiumit të qytetit, pasi që vetura e tipit “Reno Laguna” është rrotulluar.

Në aksident jetën e ka humbur 17 vjeçari R.R., përderisa sipas informacioneve jo zyrtare, rëndë është lënduar shoferi E.J. dhe një djalosh tjetër që ka qenë në veturë, E.K.

Një pjesë prej medieve shkruan se në automobil kanë qenë katër persona adoleshent, përndryshe nxënës të vitit të tretë në gjimnazin e Dibrës.

Në vendngjarje është kryer kontroll policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *