Tuesday , April 20 2021

Vdes 26 vjeçari që u plagos sonte në Gostivar

FLAKA.info mëson që para pak çastesh ka ndërruar jetë në Klinikën e Shkupit 26 vjeçari i plagosur sonte rreth orës 21:45 në rrugën “Sedek Kostovski” në afërsi të “Zhito Sharr”.

Lajmi është konfirmuar nga mjekët kujdestar në Spitalin e Gostivarit, të cilët kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët nga Klinika e Shkupit.
Mësohet se bëhet fjalë për Avni Abazi, pronar i një Lavazhi në qytetin e Gostivarit.

Ai ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar me ndihmën e shpejtë në Spitalin e Shkupit, ku mjekët nuk kanë arritur ti shpëtojnë jetën si pasojë e plagëve të marra.
I ndjeri me armë zjarri, gjegjësisht pistoletë, është plagosur në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa autori pas disa çasteve është dorëzuar vetë në polici.
Ende nuk dihet shkaku i incidentit. Informacione më të detajuara SPB Tetove do të publikoj gjatë ditës së nesërme. Ndryshe, para pak çasteve është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Gostivarit, një banor i fshatit Ҫajlë i cili ka pranuar se ai është personi që ka shtënë ndaj 26 vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *