Tuesday , January 19 2021

Vazhdon të qëndrojë në shtëpi vrasësi i Komandant “Shqiponjës”

Më 30 gusht Bajram Limani do të sillet në Gjykatën Themelore-Kumanovë për t’u gjykuar dhe deri atëherë do t’i vazhdohet paraburgimi shtëpiak, bënë të ditur për Portalb nga Gjykata Themelore-Kumanovë.  Ata nuk dhanë detaje të tjera, me arsyetimin se procedura akoma vazhdon.

“Lënda është caktuar për 30.08.2016, kur i akuzuari do të sillet nga paraburgimi shtëpiak në Gjykatë për gjykim.”-deklaruan nga Gjykata themelore-Kumanovë, sektori për marrëdhënie me publikun, “Vetëm kaq mund të themi, sepse procedura vazhdon.”

Bajram Limani është i akuzuar për vrasjen e Xhemail Rexhepit i njohur në opinion me nofkën “Komandant Shqiponja”. Incidenti tragjik ndodhi me datë 23 korrik 2015. Më 18 korrik të këtij viti, Gjykata Themelore-Kumanovë ia zëvendësoi Limanit masën e paraburgimit me paraburgim shtëpiak për kohëzgjatje prej 30 ditëve. Sipas asaj që Portalb mësoi nga Gjykata kompetente, paraburgimi shtëpiak është vazhduar deri në marrjen e vendimit gjyqësor./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *