Monday , August 20 2018

Vazhdon lirimi i dhunuesve të Kuvendit: Në shtëpi, Temellko dhe Popovski

Vazhdon lirimi i personave të paraburgosur për dhunën e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Fakte. Gjatë ditës së sotshme, Këshilli penal  vendosi të pranojë garancionin për ish kryetarin e komunës Pustec në Shqipëri, Edmond Temellko dhe për ish kryeshefin e MPB-së Oliver Popovski. Ata, megjithatë, do të duhet të deponojnë pasaportat e tyre si dhe të paraqiten një herë në javë në gjykatë.

Deri më tani, vetëm shqiptarit të vetëm të arrstuar për këtë incident, Abdylfeta Alimi, i është refuzuar garancioni, për t’u mbrojtur në liri. Edhepse vetë Ziadin Sela ofroi shtëpinë e tij si garancion, Alimi mbeti pas grillave. Lirimi i të akuzuarve për dhunën në Kuvend vjen pas marrëveshjes mes dy partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO për përkrahje të ndërsjelltë për reformat në rrugën integruese të vendit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.