Tuesday , June 22 2021

Vazhdon konfiskimi i taksive ilegal në Prishtinë

Ashtu siç vepruan gjatë tërë ditës, inspektorati i Komunës së Prishtinës është duke vazhduar aksionin kundër taksive ilegal edhe në orët e vona, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Ispekcionit, Salih Zyba.

Ai ka treguar se gjatë ditës janë konfiskuar 15 vetura, kurse janë marrë masa edhe ndaj qytetarëve që janë shërbyer me taksi ilegal.

Zyba ka thënë në “Ora e Fundit” se edhe përveç ditës së sotme inspekcioni ka ndërmarr aksione të shpeshta edhe ditë më parë.

Ai pohoi se dënimet për ata që shërbehen me këta taksi janë nga 100 deri në 300 euro.

“Ka bashkëpunim të ngushtë me policinë dhe e kemi obligim. Fillimisht konfiskohet automjeti dhe shqiptohen masat si për vozitësin ashtu edhe për udhëtarët”.

“Përmes gjykatës iniciohet procedura, nga 100 deri në 300 euro gjoba për ata që shërbehen me taksi ilegal. Ky aksion nuk do të përfundojë për sa të ketë taksi ilegal”, ka thënë Zyba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *