Tuesday , April 20 2021

Vazhdon keqpërdorimi i pushtetit: Me autobusë publik, në miting partiak të BDI-së!

Autobusë dykatësh të Ndërmarrjes për Transport Publik-Shkup janë angazhuar në bartjen e aktivistëve të Bashkimit Demokratik për Integrim për në konventën promovuese që sot kjo parti ka mbajtur në Shkup.

Një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, partia e Ahmetit ka mbajtur konventën promovuese, duke përdorur gjithashtu edhe autobusët e transportit publik, duke vendosur kështu në pikëpyetje rregullat lidhur me fushatën zgjedhore.

Ndryshe, për angazhimin e autobusëve publik, duhet të jetë nënshkruar kontratë për qiramarrje. Përveç BDI-së, edhe Ndërmarrja për Transport Publik-Shkup duhet të prononcohen dhe të bëjnë publike marrëveshjen, nëse është nënshkruar, përndryshe kjo do të paraqiste shkelje të rregullave dhe keqpërdorim të parave të popullit. /SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *