Thursday , April 22 2021

Vazhdon karnevali i VMRO-së nëpër fshatrat shqiptare

Partia qeveritare maqedonase VMRO-DPMNE po vazhdon karnevalin parazgjedhor nëpër fshatra të banuara me shqiptar. Këtë rradhë Sveta Petka dhe Cifliku nga malësia e Karadakut ishin stacioni i rradhës i “Prerodbës”.

Nikolla Gruevski. njeriu që u ngrit dhe u forcua politikisht falë kampanjës nacionaliste antishqiptare por edhe vazalitetit të partnerit të tij të korruptuar BDI. po bredh nëpër fshtrat shqiptare sikur një shpëtimtar i tyre. Dhe po pritet me nderimet më të mëdha!

A po kthehet krimineli në vendin e krimit. apo vetëm po dëshmon se shqiptarët në Maqedoni kanë rënë aq poshtë dhe nga dëshprimi ndaj udhëheqësve të tyre po gostisin dhunuesin e vet?!

Skenat nga trishtimi i fëmijëve të pafajshëm dhe prindërve të tyre duke pritu lajm para spitalit, pas sulmeve të koordinuara nga grupe te maskuara e të organizuara tifozësh që u paraprijnë VMRO janë ende të freskëta. Dëshpërimi nga udhëheqësit për të cilët tanimë janë ngritur padi penale për korrupcion shummilionësh po arrin majat.

FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *