Saturday , October 20 2018

Vazhdon dëgjimi i “bombave” për rastin “Titanik”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjyqi për rastin “Titanik” për parregullsitë zgjedhore, në të cilën duhen të dëgjohen “bombat” nga materialet dëshmuese të Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e fundit, u dëgjuan një pjesë e “bombave”, nga të cilat u dëgjua që ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ku ai u kërkonte bashkëbiseduesve të tij të gjejnë kundër kandidatët e OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe se për këtë shërbim kërkohet para për blerjen e disa nga kundër kandidatët.

Në bisedat e përgjuara u dëgjua se si ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Janullokska, edhe për kundër parregullsive në Listën zgjedhore, thotë se “nuk është problem”, sepse “nga KSHZ më herët kanë thënë se gjithçka është Ok”.

Për rastin “Titanik” është i akuzuar edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.