Wednesday , January 20 2021

Vazhdon beteja për Mosulin

Forcat irakiane kanë filluar ditën e dytë të betejës për të rimarrë Mosulin, nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Por zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook paralajmëroi se kjo gjë mund të marrë kohë, për të parë se sa mund të iu rezistojnë luftimeve ushtarët e Shtetit Islamik.

Luftimet kanë vazhduar gjatë natës, ku militantët e ISIS-it kanë sulmuar tanket e ushtrisë irakiane.

Një korrespodent i BBC-së i cili po qëndron përkrah forcave qeveritare tha se vija e tanishme e frontit është 20 km në jug të qytetit.

ISIS ka “konfiskuar” Mosulin si qytetin e dytë më të madh të Irakut në qershor të vitit 2014, transmeton Evropa e Lirë.

Lideri ekstremist “Abu Bakr al-Baghdadi, zgjodhi Mosulin si vend në të cilin shpalli formimin e kalifatit, kështu që rimarrja e qytetit do të jetë “simbolike”, sipas Cook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *